2013-08-19 14:55:22

Egjipt: Mubarak lirohet brenda 48 orësh


Autoritetet gjyqësore egjiptiane vendosën sot të lirojnë nga burgu ish-presidentin Hosni Mubarak. Vendimi do të zbatohet brenda 48 orëve. Sipas avokatit të Mubarakut, kjo ndodhi pasi ranë disa nga akuzat e rënda për korrupsion kundër udhëheqësit të mëparshëm të Egjiptit. Mbeten akoma në fuqi e për t’u verifikuar disa akuza të tjera, gjithnjë në lidhje me shkandullin e korrupsionit, gjatë periudhës kur ishte në pushtet.
Mubarak, 85 vjeç, do të thirret sërish para gjyqit më 25 gusht, për t’u përgjigjur edhe për akuzat e përgjegjësisë në vdekjen e manifestuesve gjatë revoltave të vitit 2011.







All the contents on this site are copyrighted ©.