2013-08-16 14:49:34

Shtegtim mbi gjurmët e emigrantëve, organizuar nga ipeshkvijtë irlandezë


“Mbi gjurmët e emigrantëve irlandezë”. Titullohet kështu, shtegtimi vjetor, organizuar nga Baritoria e emigrantëve pranë Konferencës ipeshkvnore irlandeze. Shtegtimi nis nesër, 17 gusht, në orën 11.00, në kuadrin e Vitit të Fesë. Shtegtarët do të nisen nga Mulranì, për të shkuar deri në Njuport, në kontenë Maio. Përveç besimtarëve të shumtë, do të marrin pjesë edhe nunci apostolik në Irlandë, kryeipeshkvi Çarl Braun; kryetari i Komisionit ipeshkvnor për emigrantët, imzot Xhon Kirbi dhe Eugjen Dugan, drejtor i kapelanisë irlandeze, i cili prej 50 vjetësh merret me baritorinë e emigrantëve. Ndonëse kushtet e emigrantëve kohët e fundit janë përmirësuar disi, shpjegon Xhoana Xhojs, anëtare e Komisionit ipeshkvnor për emigrantët, ka shumë rëndësi të mbështeten e të kujtohen ata emigrantë irlandezë që, për shkaqe nga më të ndryshmet, jetojnë të izoluar, si bashkësitë e punëtorëve të Mbretërisë së Bashkuar ose të burgosurit e përtej oqeanit. Kapelania, përfundon Xhojs, kujdeset për këta njerëz të pambrojtur e mbledhja e fondeve gjatë shtegtimit, do të na krijojë mundësinë të vijojmë ndihmën për më nevojtarët.







All the contents on this site are copyrighted ©.