2013-08-09 17:52:43

Vizitë e papritur e Papës Françesku në zonën industriale vatikanase. Dëshmia e një punëtori të Centralit elektrik


Papa Françesku vizitoi, sot paradite, papritur, zonën industriale të Qytetit të Vatikanit. Përshëndeti, në mënyrë të veçantë, punëtorët e zdrukthëtarisë dhe të centralit elektrik vatikanas, hekurpunuesit dhe laboratorin hidraulik. Merreni me mend sa u gëzuan këta njerëz të thjeshtë, kur panë, papritmas, pranë tyre, vetë Papën, me të cilin mundën të bisedojnë krejt lirisht, ashtu si bisedohet me një mik e dashamir.
Të dëgjojmë dëshminë e Aleksandër de Gregorit, kontrollor i lëvizjeve të kuadrit, në Centralin elektrik:

Përgjigje: - Po bisedonim me kolegët, këtu, në repartin, ku punojmë 24 orë rresht, prandaj e mbulojmë gjithë ditën, kur pamë një makinë, një C1, që po na afrohej. Nuk u besuam syve e dikush tha “Si është e mundur? Po më duket si Papa!”. Ishte vërtet Papa, i shoqëruar nga Marioti. Na bëri një vizitë, që e dëshironim aq shumë, në qendrën tonë. Kuptohet, e pritëm me krahë hapur…. Kam dhjetë vjet, që punoj këtu, por një gjë e tillë nuk më ka ndodhur kurrë. Ishte tepër emocionuese ta takoje Papën krejt, papritur. Them kështu, sepse nuk është takimi i parë. Të gjithë punonjësit e kemi takuar gjatë njërës nga meshët, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës. Po ky takim sy për sy ishte diçka tjetër. Ishte vërtet një e papritur e gëzueshme.

Pyetje: - Si ndjehej Papa mes jush? E shprehu gëzimin, që po vinte ai tek ju?

Përgjigje: - Po, e ishte diçka, që më pëlqeu shumë: erdhi ai mes nesh, e jo e kundërta.

Pyetje: - Bisedoi ndonjëri me të, apo thjesht i shtrënguat dorën?

Përgjigje: - Papa ndenji mes nesh rreth pesë minuta, sepse repartet, që do të vizitone, ishin shumë. Na pyeti për detyrat tona, për profesionin tonë. Iu përgjigjem me gëzimin e atij, që jeton një ngarje të papritur, të paharrueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.