E diel 11 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën e 19-të e vitit kishtar.
Gjithnjë më 11 gusht kalendari përkujton shën Kiarën e Asizit, virgjër e themeluese
e klariseve, shën Tiburcin martir dhe shën Suzanën, romake. Në pjesën e Ungjillit
të kësaj së diele, Jezusi na fton të jemi vigjilentë, të vëmendshëm, jo vetëm për
të mësuar si ta presim kur do të vijë e do të trokas në portën e jetës sonë, por për
ta njohur çdo herë që, në shëmbëlltyrën apo imazhin e vëllait tonë, do të na kërkojë
ta duam e ta ndihmojmë. “Mos druani, mos keni frikë, grigjë e vogël...” Me këto fjalë
Jezu Krishti Zot na ngushëllon! Të hënënmë 12 gusht, kalendari përkujton
shën Gjovanën Françeska di Shantal, rregulltare, të Lumin Inoçenci XI, papë, shën
Erkolanon dhe shën Lelian.
Të martën, më 13 gusht, Kisha Katolike
kujton shën Poncianin, papë e shën Hipolitin, meshtar – të dy martirë. Gjithashtu,
përkujtohet ndër të tjerë, edhe shën Gjoni Bergmans.
Të mërkurën më 14 gusht
kalendari përkujton shën Maksimilianin Kolbe, françeskan konventual e martir,
Maksimilian Kolbe, shën Alfredin, ipeshkëv e shën Eusebin, romak.
Të enjten,
15 gusht, Kisha katolike kremtonfestën e ‘Të Ngjiturit të Zojës
në Qiell’, apo siç njihet ndër shqiptarë, ‘Zoja e Madhe’. Gjithnjë më 15 gusht
kalendari përkujton edhe shën Tarçizin, martir romak e shën Stanislaon Kotsa, jezuit.
Festa e Zojës së Madhe, përveçse na kujton nderimin për Virgjërën Mari, Nënën e Krishtit,
e lidh me një fill të pazgjidhshëm Perëndimin me Lindjen. Rrënjët e saj janë në Jeruzalem,
ku burimet historike të kohës vendosin varrin e Shën Marisë. Perandori Mauricio, ndër
vitet 582-602, urdhëron që kjo festë të kremtohej më 15 gusht me emrin e “Fjetjes
së Hyjlindëses”, siç ka mbetur edhe sot në kalendarin e Kishës Ortodokse. Në
Perëndim, do të marrë emrin e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, vetëm në shekullin VII,
frymëzuar nga shkrimet e shën Efraimit. Ndërkaq, dogma përkatëse do të shpallet nga
Papa Piu XII, shumë më vonë, në vitin 1950. Festa e Zojës së Madhe i mbledh besimtarët
e Lindjes e të Perëndimit rreth asaj, që konsiderohet nga të gjithë Nëna e njerëzimit,
E Shenjtueshmja Virgjëra Mari.
Të premtenmë 16 gusht, kalendari
përkujton shën Shtjefnin, mbret i Hungarisë e shën Rrokun, shtegtar.
Të
shtunën, kalendari përkujton shën Euzebin, papë e martir e shën Kiarën nga Montefalko,
abateshë agostiniane.
Të dielën e ardhshmemë 18 gusht, Kisha
katolike do të kremtojë të Dielën e 20-të e vitit kishtar. Gjithashtu më 18 gusht,
kalendari përkujton shën Agapiton, martir e shën Helenen, perandoreshë, nënën e Kostandinit,
e cila ndikoi tek i biri për ta lënë të lirë shpalljen dhe ushtrimin e fesë së krishterë.