2013-08-08 14:06:43

Solidariteti i Papës për tragjedinë e Rozarios: një pallat shpërthen, 12 të vdekur e 60 të plagosur


Tre njerëz, dalë gjallë nga rrënojat, e lehtësuan disi dhimbjen për tragjedinë e dy ditëve më parë në qytetin argjentinas të Rozarios, ku dalja e gazit shkaktoi shpërthimin e një pallati. Bilanci flet për 12 të vdekur, 60 të plagosur e 12 vetë, akoma të pagjetur. Papa Françesku i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeipeshkvit të vendit, në të cilin shpreh afërsinë e tij me familjarët e viktimave. Ati i Shenjtë i lutet Zotit t’u japë pushimin e pasosur të vdekurve, por edhe ngushëllim e shpresë të gjithë të tjerëve. Mesazhi u lexua publikisht gjatë meshës së djeshme për festën e Shën Gajtanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.