2013-08-07 17:19:08

I prishen planet terrorizmit në jug të Jemenit. Për Obamën, kërcënimi është “serioz dhe real”


Presidenti amerikan Barak Obama justifikoi dje në televizion mbylljen e rreth 28 selive diplomatike, nga frika e ndonjë sulmi të Al Kaedës. Ndërkaq, qeveria e Jemenit, vendit kryesor nga u nisën këto kërcënime, bën të ditur se ka zbuluar një plan për të hedhur në erë naftësjellësit e Shebuas dhe të Belhafit. Pastaj, terroristët kishin ndërmend të merrnin në dorë portet e Mukalasë dhe të Bauzirit, përmes të cilëve realizohet eksportimi i naftës nga Jemeni. Ekzekutivi i Sana’asë ka marrë masa të jashtëzakonshme, duke blinduar kryeqytetin e duke autorizuar avionët pa pilot të SHBA-ve të kryejnë aksione brenda territorit për të zhdukur qendrat e milicëve të Al Kaedës, e cila ka dhënë urdhër të goditen objektiva perëndimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.