2013-08-06 16:06:10

Në Adis Abeba, seminari i ardhdhëm i Kaiciid, mbi “imazhin e tjetrit”


Vazhdon programi “Imazhi i tjetrit”, promovuar nga Kaiciid, Qendra ndërkombëtare për dialogun ndërfetar e kulturor, themeluar nga Arabia Saudite, Spanja dhe Austria, me Selinë e Shenjtë në rolin e bashkëthemeluesit e të vëzhguesit. Pas seminarit të parë kontinental për Evropën e për Lindjen e Mesme, kremtuar në Vjenë, më 22 majin e kaluar e, kushtuar veçanërisht edukimit ndërfetar e ndërkulturor, me pjesëmarrjen e 130 edukatorëve dhe ekspertëve të sektorit, takimi i ardhshëm do të zhvillohet më 26 gusht, në Adis Abeba të Etiopisë e do t’i kushtohet Afrikës. Nisma përpiqet t’i përgjigjet sfidës “Si të japim një imazh objektiv të tjetrit?”. Do të vazhdojë tri vjet. Ky vit, viti 2013 i kushtohet edukimit, viti i ardhshëm do t’u kushtohet mas mediave, ndërsa viti 2015, botës së internetit.








All the contents on this site are copyrighted ©.