2013-08-06 16:20:50

Kardinali Turkson në Hiroshimë: bomba atomike, plagë e frikshme për njerëzimin


Bomba atomike e hedhur mbi Hiroshimë hapi një “plagë të frikshme” për krejt familjen njerëzore: kështu tha sot kardinali Peter Turkson, gjatë vizitës në Memorialin e Paqes, kushtuar viktimave të bombardimit. Qyteti japonez e përkujtoi pikërisht sot 6 gushtin e vitit 1945, në praninë e kryetarit të Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen. Kardinali Turkson do të qëndrojë në Hiroshimë deri të premten për të marrë pjesë në nismën “Dhjetë ditë për paqen”, organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore lokale, në kujtim të viktimave të këtij qyteti dhe të atyre të Nagasakit, ku ra bomba tjetër.








All the contents on this site are copyrighted ©.