2013-08-06 16:30:55

20 vjet pas “Veritatis Splendor”, që shënoi kalimin nga moralizmi në moralitet


Përgjigja për relativizmin moral, marrëdhëniet ndërmjet lirisë së njeriut e ligjit hyjnor, vlera e ndërgjegjes para Zotit: janë disa nga temat kryesore, që trajtoi i Lumi Gjon Pali II në Enciklikën “Veritatis Splendor”, të cilën e nënshkroi pikërisht si sot, më 6 gushtin e 20 vjetëve më parë. Në tekst pohohet se të vërtetat absolute mund të kuptohen nga çdo njeri, gjë që e ruan aktualitetin e enciklikës edhe sot, para kulturës, që shpesh, mbron të kundërtën. Ajo përbën një gur kilometrik në udhën e teologjisë morale katolike e jo vetëm. Shënoi kalimin nga “moralizmi” tek “moraliteti”. Moralizmi është diçka, që i ka rrënjët në përpjekjet tona, ndërsa moraliteti është rezultati i shuarjes së etjes në burimin e të vërtetave hyjnore. Përsa i përket të krishterit, ekziston gjithnjë prirja drejt moralizmit, drejt mbështetjes vetëm në forcat tona, duke harruar se jemi bërë nga dikush tjetër e morali është shkruar në kodin gjenetik dhënë secilit prej nesh nga Hyji i Gjithpushtetshëm. Moraliteti i të krishterëve e ka bazën në Sakramente, pra, janë ato që e ndryshojnë njeriun e jo thjesht, përpjekjet e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.