2013-08-04 14:14:38

Papa Françesku: kujton festën e Zojës Bekuar ‘Salus populli romani’ e Palin VI


Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku kujtoi sot Papën Palin VI “me një mirënjohjeje të thellë”. Kujtojmë se përvjetori i vdekjes së Papës Montinit bie pasnesër, kur bie festa liturgjike e Shndërrimit të Zotit tonë Jezu Krisht. Pali VI, kujtoi akoma Ati i Shenjtë Bergoglio, “’u nis’ nga kjo botë mbrëmjen e 6 gushtit para 35 vjetësh”. Pas lutjes mariane, Papa Françesku iu drejtuar edhe besimtarëve “romakë” të pranishëm në Shesh të Vatikanit: “Nesër – tha Ati i Shenjtë – përkujtojmë Nënën tonë, Salus populli romani” – Zojën e Bekuar, Shpëtimin e popullit romak”. E këtu, Papa, thellësisht i devotshëm ndaj Zojës së Bekuar, i ftoi të gjithë besimtarët të lusin bashkë me të një të ‘Falem Mari’. Ikona e Zojës së Bekuar ‘Salus populli romani’, që nderohet si mbrojtëse e pajtore qiellore e qytetit, gjendet në bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë, ku Papa Françesku ka shtegtuar disa herë në lutje.







All the contents on this site are copyrighted ©.