2013-08-03 12:34:36

Papa Françesku emëron imzot Pozzo sekretar të Komisionit “Ecclesia Dei” e mons. Krajewski Elemozinier


Papa Françesku ka emëruar sot sekretar të ri të Komisionit Papnor “Ecclesia Dei” imzot Guido Pozzo, kryeipeshkëve titullar i Bagnoreggio, 61 vjeç, deri më tani Elemozinier i Shenjtërisë së Tij. Komisioni Papnor “Ecclesia Dei” është themeluar nga Gjon Pali II më 1988 me detyrë për të lehtësuar bashkimin e plotë kishtar të atyre që janë të lidhur me Vëllazërinë kishtare të themeluar nga imzot Marcel Lefébvre e dëshirojnë të bashkohen me Pasardhësin e Pjetrit në Kishën Katolike.

Gjithnjë sot, si Elimozinier të ri, Papa Bergoglio ka emëruar mons. Konrad Krajewskin, polak, 49 vjeç, deri më tani ceremonier papnor e zyrtar i Zyrës së Kremtimeve Liturgjike të Papës. Elemozineria Papnore, ekziston de facto ka ekzistuar gjithmonë, megjithëse në shekullin XIII është sistemuar nga Gregori X: për të ndihmuar ata që kanë nevojë në emër të Papës së Shenjtë, me gjeste të vogla të përditshme, në heshtje e urti. Është fjala për kërkesa të ndryshme për ndihmë njerëzve të varfër e nevojtarë. Një bamirësia e përditshme të cilën Papa e mbështet personalisht për të afruar Kishën tek njerëzit e veçantë në realitetin e mjerueshëm të jetës së përditshme.
Papa Leoni XIII, në fund të vitit 1800, duke synuar favorizimin e mbledhjes së fondeve për vepra bamirësie besuar Elemozinerisë, delegoi Elemozinierit të drejtat për të dhënë Bekimin Apostolik përmes diplomave në letër pergamene. Një Bekim Apostolik – kujton organizmi – që është krejtësisht falas e nuk ka shpenzime tjera, përveç pullave postare e materialit përgatitor. Të gjitha të ardhurat që bashkon Elemozineria Apostolike si kontribut për dhëniet e diplomave të Bekimit Apostolik janë krejtësisht të caktuara për bamirësi e ndihmën e të varfërve.







All the contents on this site are copyrighted ©.