2013-08-03 10:58:45

Në tetor, shtegtimi i familjeve në Varrin e Shën Pjetrit në Romë


“Prezantoja familjen Papës Françesku”: ky është titulli i inciativave për fëmijë e të rinj, që do të marrin pjesë, më 26 e 27 tetorin e ardhshëm, në shtegtimin e organizuar nga Këshilli Papnor për Familjen në Varrin e Shën Pjetrit në Romë.
Më të vegjëlve, nga mosha 3 deri në 12 vjeç, do t’u kërkohet të vizatojnë familjen e tyre e t’i dërgojnë vizatimet me postë elektronike në adresën brenda datës 30 shtator.
Më të bukurat do të publikohen në revistat “Giornalino” dhe “G Baby”. Adoleshentëve u kushtohet konkursi fotografik “Life…në HD”.
Imazhet nga jeta e tyre do të vendosen në faqen e dikasterit në Facebook dhe do t’i tregohen Papës gjatë ditëve të shtegtimit.
Së fundi, të rinjtë mund të marrin pjesë në konkursin “Talente në familje” me pjesë muzikore e shfaqje të ndryshme. Më të mirat do të zgjidhen për Festën e muzikës e të dëshmive të krishtera, që do të mbahet më 26 tetor në “Piazza del Popolo” të Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.