2013-08-03 10:59:00

Bisedimet izraelito-palestineze: brenda nëntë muajsh, marrëveshja për paqen


Kthesë e rëndësishme në dialogun izraelito-palestinez, bllokuar prej vitesh. Falë ndërmjetësimit amerikan, këto ditë në Uashington, të dyja palët pranuan të vazhdojnë bisedimet për nëntë muaj, që duhet të përfundojnë me nënshkrimin e një marrëveshje për paqen, ku të përcaktohet qartë ekzistenca e dy shteteve, atij izraelit e atij palestinez.
Pa dyshim, atmosfera e fillimit të bisedimeve, në vendnumëro prej tre vjetësh, nuk mund të mos kërkonte kujdes të madh. Është pozitive që nuk pati polemika. Duke i hedhur sytë në të ardhmen, ministrja izraelite Tzipi Livni tha se nuk duhet vajtuar e kaluara, por duhen kërkuar zgjidhje. Ndërsa palestinezi Saeb Erekat u përpoq të kapërcejë skepticizmin e përgjithshëm dhe kundërshtimin e hapur të fondamentalistëve të Hamasit, në pushtet në Gazë. Presidenti amerikan Obama u kërkoi të dyja palëve vullnetin e mirë dhe pranimin e kompromiseve të arsyeshme në këtë periudhë nëntëmujore bisedimesh. Në këtë kuadër, kuptohet edhe gjesti i parë i kryeministrit izraelit Netanijahu, në kundërshtim të plotë me opinionin publik, që premtoi lirimin e 104 të burgosurve palestinezë, akuzuar për terrorizëm, në katër etapa, në varësi nga përparimi i bisedimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.