2013-07-31 15:36:21

Krerët e Kishave ortodokse për tragjedinë e heshtur të të krishterëve në Lindjen e Mesme


Krerët dhe përfaqësuesit e Kishave ortodokse, mbledhur këto ditë në Moskë, me rastin e 1025-vjetorit të Pagëzimit të Rusisë, e ngritën zërin në mbrojtje të “vëllezërve të krishterë, që persekutohen sot për fenë në rajone të ndryshme të botës”. Vërtet, shumë nga ndjekësit e Krishtit u nënshtrohen madje edhe torturave si në Nigeri, Pakistan, Afganistan e Indi. Por shqetësimi kryesor i peshkopëve ortodoksë ka të bëjë kryesisht me Lindjen e Mesme. Libia është e ndarë në fise, në luftë me njëra-tjetrën; Iraku, ku vazhdojnë sulmet terroriste, e ka dhjetuar numrin e të krishterëve; Egjipti, ku vazhdon dhuna, po vuan nga eksodi masiv. Sidomos, u vu në dukje gjendja në Siri: “Këtu po persekutohen rëndë të krishterët dhe grupet e tjera fetare – thanë peshkopët ortodoksë – ndërsa mjetet botërore të informacionit dhe politikanët e kalojnë në heshtje tragjedinë e të krishterëve në Lindjen e Mesme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.