2013-07-31 15:29:21

Dorëheqja e ipeshkvijve të Mariborit e të Lubjanës. Nunciatura: shpresë për përtëritjen e Kishës sllovene


Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e qeverisjes baritore të kryeipeshkvit të Mariborit imzot Marjan Turnsek, e dorëheqjen e kryeipeshkvit të Lubjanës, imzot Anton Stres, në përkim me paragrafin 2 të normës 401 të së Drejtës Kanonike Kishtare. Vendimi – njofton nunciatura apostolike në Slloveni – është marr “për motive të rënda të gjendjes ekonomike në të cilën gjendet kryeipeshkvija e Mariborit e me shpresë që dorëheqja e tyre do të ndihmojë në përtëritjen e jetës së Kishës në Slloveni ”. Për të siguruar qeverisjen e rregullte të dyja dioqezave – vijon nunciatura – Papa ka emëruar ipeshkvin e Novo Mestos, imzot Andrej Glavan, administrator apostolik të kryedioqezës së Lubjanës, e ipeshkvin e Celjes, imzot Stanislav Lipovsek, administrator apostolik të kryedioqezës së Mariborit.







All the contents on this site are copyrighted ©.