Kardinali Dziwisz: zgjedhja e Krakovit në vazhdimësi me veprën e madhe të Gjon
Palit II
Entuziazëm i madh i të rinjve polakë në plazhin e Kopakabanës në Rio de Zhanjero,
kur Papa Françesku njoftoi se Dita e ardhshme Botërore e Rinisë do të zhvillohet pas
tre vjetësh në Krakov të Polonisë. Në mikrofonin e RV, edhe kryeipeshkvi i Krakovës,
kardinali Stanislav Dziwisz, i pranishëm në Meshën që mbylli Ditën e 28-të Botërore
të Rinisë në Rio, shpreh gëzimin e tij: “E kemi pritur gjatë këtë moment. Është
një entuziazëm jashtëzakonisht i madh jo vetëm në rininë polake, por edhe tek të
gjithë të rinjtë e pranishëm këtu në Rio. Jam i sigurt që në këtë çast në Krakov gëzimi
është i papërmbajtshëm, sepse të gjithë janë thellësisht të prekur nga dashuria e
Krishtit. Është një dhuratë për Kishën e një lavd Krishtit. Ky vendim është shprehje
falënderimi Hyjit për kanunizimin e ardhshëm të Gjon Palit II. Është një akt që vihen
në vazhdimësi me veprën e madhe të Gjon Palit II: një thesar që duhet ta çojmë përpara”.