2013-07-26 12:37:30

Pallati i Shën Joakimit


I njohur edhe si pallati i “Mitrës Kryeipeshkvnore”, është seli e kryeipeshkvit të Rio-de-Zhanéjro-s. U ndërtua në vitin 1918, si seli zyrtare e kardinalit të parë kryeipeshkëv të Rios, Joakim Arkoverde Kavalkanti de Arbukuerke. Ndërtesa, vepër e arkitektit Morales de los Rios, ka stil eklektik, me ndikime të dukshme arkitektonike nga monumente të ndryshme historike. Fasada kryesore, për shembull, ndikohet fuqimisht nga Kapela mbretërore e Luigjit XIV në Versajë.
Gjatë diktaturës ushtarake, kryeipeshkvi i asokohshëm, kardinali Eugjenio Sales, strehoi në këtë Pallat, shumë nga kundërshtarët politikë të regjimit, që gjithsesi, nuk mundi të shkelë brenda, si diktaturat e tjera. Papa do të pritet në hyrjen kryesore, nga Kryeipeshkvi.







All the contents on this site are copyrighted ©.