2013-07-25 14:30:20

Bashkësia favelas e Varzhinjës


Bën pjesë në një nga lagjet, apo favelat e ‘paqësuara’ pas programit të realizuar nga autoritetet, për ta spastruar këtë skutë nga veprimtaritë e paligjshme e nga një mënyrë jetese e padenjë për njeriun. Emri ‘favela’ vjen nga një bimë, faveleira, që rritet në toka gjysëm të thata. Ishin të shtruara me këtë bimë, trojet, ku u ngritën barakat e para rreth Rios, aty nga fundi i viteve ‘800. Favelat shtrihen shpesh rrëzë kodrave me tokë rrëshqitëse. Sipas llogarive, më se 11 milionë banorë, rreth 6% e popullsisë së sotme braziliane, jeton në qytezën e barakave, në barakopoli, rreth lagjeve të pasura, por nganjëherë, edhe në gji të tyre. Hija e pallateve të mëdha, i shtyp barakat e vogla, duke krijuar kontraste dramatike. Një bashkësi të tillë njerëzish, që jetonë në baraka, do të vizitojë Papa. Më fatlume se të tjerat: quhet ‘e Varzhinjës’.







All the contents on this site are copyrighted ©.