2013-07-23 14:42:13

Të rinjtë shqiptarë në DBR-së në Rio rrëfejnë entuziazmin e tyre. Katekizmi nga 24 deri më 26 korrik


Në mesin e një turme të jashtëzakonshme të rinisë botërore në Rio de Zhanjero janë edhe 12 të rinj shqiptarë, që përfaqësojnë Kishën e Kombin shqiptar në këtë ngjarje të jashtëzakonshme botërore, përreth Papës Françeskut. 12 të rinjtë shqiptarë, në Brazil për DBR-së, përfaqësojnë traditën e lashtë e të pasur kishtare e kombëtare të shqiptarëve.
Gjatë tri ditëve të ardhshme, pra nga 24 deri më 26 korrik, rreth 250 ipeshkvij, ardhur nga pesë kontinente, do të mbajnë katekizmin për të rinjtë e DBR-së, çdo paradite. Tri, temat: “Etja për shpresën, etje për Zotin”, të mërkurën, pra nesër; “Të jesh dishepull i Krishtit”, të enjten; dhe “Qofshi misionarë, shkoni”, katekizmi i ditës së premte, 26 korrik. Ky katekizëm do të mbahet në mëse 300 vende në Rio-de-Zhanejro, por edhe në rrethinat e qytetit e në favelas, ku jetojnë më të varfrit. Shumica e takimeve, rreth 133, do të mbahen në gjuhën portugeze, 50 të tjera në spanjisht, 25 në anglisht, 15 në italisht e në frëngjisht, 8 në gjermanisht e 5 në polonisht, por edhe në arabisht, kroatisht, sllovenisht, greqisht, danisht, çekisht e rusisht.
12 shqiptarët, që marrin pjesë në Ditën Botërore të Rinisë e në takimin e madh me Papën Françesku, do të bashkohen me grupin e gjuhës italiane. Le t’i dëgjojmë ç’thanë nga aeroporti, në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, don David Gjugja... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.