2013-07-23 11:50:31

Presidentja e Republikës së Brazilit


Zonja Dilma Vana Rousseff Linhares, është e 36-ta Presidente e Republikës së Brazilit. E lindur në vitin 1947, në Belo Horizonte, është bijë e një emigranti bullgar dhe e një mësueseje. Pas studimeve të ekonomisë në Universitetin Federal të Minas Gerais, nisi veprimtarinë politike, duke marrë pjesë në luftën e armatosur kundër diktaturës ushtarake (1964-1985). U arrestua e kaloi tri vjet në burg (1970-1972) në São Paulo. Si doli nga burgu, dha ndihmesë për themelimin e Partisë Demokratike Trabalhiste. E emëruar nga presidenti Lula ministre e Minierave, Energjisë dhe Komunikimit (2003), arriti t’ia ndryshojë faqen sektorit energjitik, duke propozuar programin “dritë për të gjithë” e duke u dhënë dritë 11 milionë nënshtetasve, pa dritë elektrike. Ministre e Brendshme më 2005, u zgjodh, më pas, Presidente e Republikës. Është a para grua, që i prin Brazilit, që nga janari 2011, me mandat 4 vjeçar. Ka një vajzë, Paulën e një nip, Gabrielin.







All the contents on this site are copyrighted ©.