Papa Françesku dërgon kardinalin Skola në Nish për 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos
Papa emëroi të dërguarin e tij të veçantë për festimet e 1700-vjetorit të Ediktit
të Milanos në Nish të Serbisë. Ai është kryeipeshkvi i qytetit verior italian, kardinali
Anxhelo Skola. Kremtimet do të zhvillohen më 20 e 21 shtator, në vendin ku ka lindur
vetë perandori Kostandin, i cili lejoi praktikimin e lirë të fesë. Kujtojmë se nga
janari i vitit 2010, Patrik i Kishës serbe është Irinej, zgjedhur nga Sinodi ortodoks
pas vdekjes së Patrikut Pavle. Ai udhëheq një Kishë, që numëron 11 milion besimtarë
ortodoksë, të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë,
në SHBA-të, në Australi e në Evropën perëndimore.