2013-07-22 14:45:57

Dom Mark Shtjefni: 12 të rinjtë shqiptarë në Rio sjellin thesarin e traditës sonë kombëtare


“Shkoni e bëni dishepuj të mi të gjithë popujt”: kjo është tema e Ditës së 28-të Botërore të Rinisë që mbahet këtë javë në Rio de Zhanejro të Brazilit. Nga Shqipëria, 12 të rinj shqiptarë marrin pjesë në DBR-së. Në Rio de Zhanjero këta të rinj, siç tha Papa Françesku gjatë bisedës me gazetarët gjatë fluturimit me avion – përfaqësojnë vlerat e “familjes, të atdheut, të kulturës, të fesë” së tyre. “Ata vërtetë janë e ardhmja e një popullit”. Këta rinjtë nga të gjitha kontinentet ,Papa Françesku është nisur për t’i takuar “me plot me gëzim”, siç shkroi në një tweet pak para nisjes për në Rio.
Pra, së basku me Atin e Shenjtë Bergoglio dhe me qindra mijëra të rinjtë nga mbarë bota, në Rio, grupi i 12 të rinjve shqiptarë, përfaqëson të gjitha dioqezat katolike të Shqipërisë, përfaqëson thesarin e çmuar të Vendit e të Kishës martire shqiptare. Të udhëhequr nga prifti dom Mark Shtjefni, të rinjtë shqiptarë janë nisur plot entuziazëm për të marrë pjesë në këtë ngjarje botërore kishtare. Ata, siç pohon në mikrofonin e RV dom Marku, janë të vetëdijshëm se në këtë ngjarje botërore kanë si mision të dëshmojnë e të shpalosin edhe traditën e çmuar kombëtare e shpirtërore të Vendlindjes, po më hollësisht të dëgjojmë dom Mark Shtjefnin në mikrofonin e dom David Gjugjës....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.