2013-07-16 14:15:30

DBR e Rios: nisma e Kishës së Trivenetos për të rinjtë që nuk mund të shkojnë në Brazil


Vlojnë përgatitjet në Veneto ku, për gjithë të rinjtë, që nuk mundën të shkojnë në DBR-së të në Rio-de-Zhanéjros, në Brazil, baritoria zonale rinore po organizon një ngjarje të madhe në Kiogja. Këtu, natën ndërmjet 27 e 28 korrikut, më se tremijë të rinj, nga 7 dioqeza të Trivenetos, do të jetojnë, në lidhje të drejtpërdrejtë, kremtimet e kryesuara nga Ati i Shenjtë, në Brazil. Në mikrofonin tonë, don Damiano Vianello, organizator i kësaj ngjarjeje:
Përgjigje: - Do të jenë 26 orë të vazhdueshme, me katekizma mbajtur në shtatë kishat historike të qytetit e, më pas, me kremtime eukaristike. Pastaj do të ketë edhe dëshmi, derisa të fillojë transmetimi i drejtpërdrejtë i Mbrëmësores të të rinjve në Rio, rreth mesnatës, sipas orarit tonë. Pastaj gjithë natën do të vijojë Adhurimi eukaristik, me mundësinë për t’u rrëfyer, ndërsa të diel, heret në mëngjes, do të vijë patriarku i Venedikut, imzot Françesko Moralia, që do të kryesojë Eukaristinë. Me këtë Meshë do të përfundojë edhe DBR e Trivenetos.







All the contents on this site are copyrighted ©.