2013-07-15 17:45:30

Viti jubilar kamilian: “Trashëgimia e Shën Kamilit, ajo e Samaritanit të Mirë”


Dje u hap zyrtarisht Viti jubilar kamilian, kushtuar 400-vjetorit të vdekjes së Shën Kamilit de Lelis, pajtor universal i të sëmurëve dhe i njerëzve, që kujdesen për ta. I parapriu triditshi i lutjes, në Shenjtëroren e Bukianikos, provinca e Kietit, vendlindje e Shenjtit dhe shumë veprimtari të tjera.
Sot, në Kishën e Shën Urbanit, gjithnjë në Bukiniano, eprori i Etërve kamilianë kremtoi Meshën Shenjte, në vijim të veprimtarive në të gjitha mjediset ku la gjurmë Shenjti. Kujtojmë se të dielën e kaluar, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku e kujtoi figurën e Shën Kamilit, duke përshëndetur me shumë dashuri bijtë e bijat shpirtërore të Shenjtit, që jetojnë karizmën e tij të mëshirës, në lidhje të ngushtë e të përditshme me të sëmurët. ‘Të jeni si samaritani i mirë’, i porositi Papa, e në vijim përshëndeti edhe mjekët, infermierët e të gjithë ata, që punojnë në spitale e në shtëpitë e mjekimi, duke i uruar të frymëzohen nga i njëjti shpirt.







All the contents on this site are copyrighted ©.