2013-07-11 15:37:21

11 korriku Dita Kdërkombëtare e Popullsisë


Prej vitit 1987 Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 11 korrikun si ditën Ndërkombëtare të Popullsisë. Me një numër të popullsisë që ka kaluar 7 miliardë banorë, bota ka mundësi të përshpejtojë progresin drejt një qëllimi fondamental e që është Qasja Universale në Shërbimet e Shëndetit Riprodhues e që është edhe tema e Ditës Ndërkombëtare të Popullsisë.
Disa mendojnë se rritja e popullsisë në botë paraqet kërcënime të shumta ekonomike dhe sociale dhe rritjen e popullsisë në botë e shohin nga këndvështrimi negativ, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se rritja e popullsisë në botë është një shans i cili duhet të shfrytëzohet ashtu siç është më së miri.
Popullsia e botës në vitin 2012 ishte në kufirin prej 7 miliardë njerëzve, ndërsa deri në vitin 2050 popullsia e botës është projektuar të jetë në kufirin prej 9 miliardë njerëzve dhe gjithashtu çështja e popullsisë është në qendër të shumë prej takimeve të ndryshme ndërkombëtare. Çështjet sociale, kulturore dhe ekonomike janë të pashmangshme sa i përket popullsisë në botë dhe padyshim se arritja në 7 miliardë njerëzve në botë, shihet me optimizëm dhe shqetësim.
Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon, dërgoi një mesazh në të cilin ndër të tjera ka theksuar se "Dita Ndërkombëtare e Popullsisë, është koha të riaktivizojmë përkushtimin tonë në qasjen universale të shërbimeve të shëndetit riprodhues, posaçërisht të planifikimit familjar vullnetar. Ky përkushtim është po aq relevant sa ishte edhe atëherë kur udhëheqësit e botës u zotuan në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit në Kajro, në vitin 1994".
"Lindja e fëmijës është momenti më i gëzueshëm në jetën e një gruaje. Megjithatë, ende ky proces merr jetën e shumë grave anë e kënd botës. E gjitha që kemi nevojë janë resurset dhe veprime të përshpejtuara dhe të qëndrueshme", thuhet në mesazhin e Ban Ki Moon.







All the contents on this site are copyrighted ©.