2013-07-10 18:58:13

Shqipëri: PD merr mandatin e katërt në Lezhë, 1 i hiqet PS-së


Në Shqipëri KQZ miratoi rezultatin e votimeve të qarkut te Lezhës. 39525 vota për koalicionin e majtë 39564 për koalicionin e djathtë. Me 39 vota më shumë e djathta merr një deputet tjetër dhe rezultati i mandateve për qarkun shkon në 4-3 për koalicionin e kryesuar nga Partia Demokratike.
Por si u arrit deri në marrjen e këtij vendimi? Kqz administronte rezultatin për 248 nga 258 kutitë këtij qarku. Për 10 kutitë e KZAZ nr 13, tabelat e rezultateve të dërguara nga kjo KZAZ rezultuan të manipuluara në favor të Partise Socialiste. Ndaj KQZ iu referua tabelave elektronike të rezultateve të administruara prej saj. Pasi u bë shumatorja rezulton se koalicioni i djathtë është fitues i këtij qarku me një mandat më shumë se i majti.
Përfaqësuesit e koalicionit të majtë në KQZ, pranuan se pasi të marrin dokumentacionin përkatës, vendimin e KQZ për miratimin e rezultatit do të procedojnë me ankimim.







All the contents on this site are copyrighted ©.