2013-07-09 16:27:48

Kek: Sekretariati zhvendoset nga Gjeneva, në Bruksel


Konferenca e kishave evropiane miratoi një Kushtetutë të re, në të cilën parashikohet që Sekretariati i Kek të transferohet nga Gjeneva, në Bruksel. Njoftimi u dha përmes një komunikate shtypi në Budapest, në përfundim të Asamblesë së 14-të të Kek, me temë: “E tani, ç’prisni?”. Me 160 vota në favor, 7 kundra e 7 abstenime, Asambleja miratoi Kushtetutën e re, në hyrjen e së cilës, nënvizon komunikata e shtypit, Kek impenjohet të thellojë veprimtarinë në ndihmë të kishave evropiane, për ta jetuar së bashku jetën shpirtërore, për të forcuar dëshminë e për të ecur përpara në rrugën e bashkimit në Kishë dhe të paqes në botë. Transferimi i zyrave, të cilat që nga vitit 1959 janë në Gjenevë, së bashku me Këshillin botëror të kishave, do të bëhet realitet në 2-3 vjetët e ardhshme. Një ndryshim tjetër ka të bëjë me Komitetin qëndror, që përbëhej prej 40 vetësh e që tani do të ketë rolin e një administrate prej 20 vetësh, ndërsa komisionet do të organizohen sipas një sistemi më të unifikuar. Komunikata, rimarrë nga agjencia Sir, shpreh edhe habinë e disa pjesëmarrësve të organizatave rinore, femërore dhe ekumenike, që nuk do të kenë më statusin e Kishave anëtare, por do të jenë organizata në partnership.







All the contents on this site are copyrighted ©.