2013-07-09 13:49:46

DBR e Rios: një video kushtuar katolikes peruviane, që vdiq në një kampin nazist të shfarosjes.


Një dokumentar realizuar në Perù, kushtuar jetës së Madëlenë Tryel, u zgjodh ndërmjet filmave, që do të shfaqen për pjesëmarrësit e DBR-së 2013, në Rio-de-Zhanéjro, pohon një notë e dërguar nga ipeshkvijtë peruvianë agjencisë Fides. “Madëlenë Tryel, heroina peruviane e Luftës II Botërore”, kështu titullohet dokumentari, që përshkruan jetën e peruvianes martire, lindur nga prindër francezë, që luftoi gjatë Rezistencës frënge, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fabrikimin e dokumenteve të falsifikuara, falë të cilave shumë hebrenj mundën të ikin nga kampet e shfarosjes e shumë ushtarë aleatë, të hyjnë në zonën franceze të pushtuar nga nazistët. Madëlen Tryel u kap në vitin 1944 e u nis menjëherë për në kampin e shfarosjes Sashenhauzen, në Gjermani, ku ndërroi jetë në një nga marshimet e vdekjes, më 3 maj 1945, katër ditë para kapitullimit të Gjermanisë. Emri i saj figuron në listën e luftëtarëve antinazistë, të internuar nga Franca, vdekur gjatë Luftës II Botërore, listë e njohur nga qeveria franceze më 2001. Dokumentari përfshin intervista e dëshmi nga personalitete të ndryshme, ndërmjet të cilëve, familjarët e protagonistes, historianë e rregulltarë.









All the contents on this site are copyrighted ©.