Papa përshëndet emigrantët myslimanë që fillojnë Ramazanin.
Sot gjatë vizitës në Lampeduza Papa Françesku përshëndeti “emigrantët e dashur
myslimanë, që po nisin agjërimin e Ramazanit, me urimin që t’u sjellë fryte të begata
shpirtërore”. Këto fjalë Papa Bergoglio i shqiptoi gjatë homelisë së Meshës e
shtoi: “Kisha është pranë jush, që kërkoni një jetë më të denjë, për vete e për
familjet. Juve,‘O’scia'”, tha Papa duke përdorur një shprehje të dialektit lapmeduzian.