2013-07-07 17:00:11

Papa Françesku paraqet Nënë Terezën si shembull për t’u ndjekur


Dje pasdite, në takimin me të rinjtë, që përgatiten për jetë meshtarake e rregulltare, në Sallën e Palit VI, duke folur për durimin e rregulltarëve e të rregulltareve, Papa i porositi të dalin nga vetvetja për të takuar Krishtin. Ka dy dalje, kujtoi Ati i Shenjtë, njëra, drejt takimit me Krishtin, drejt jetës së amshuar; tjetra, drejt të tjerëve, për të takuar Krishtin! Nëse ti bën vetëm njërën, kjo nuk shkon! Unë mendoj në këtë çast për Nënë Terezën. Ishte e zonja, kjo motër.. Nuk kishte frikë nga asgjë, nga askush e shkonte nëpër rrugë. E nuk kishte frikë as të gjunjëzohej dy orë rresht para Zotit. Mos kini frikë të dilni nga vetvetja, në lutje, në veprimtarinë baritore. Të jeni të guximshëm në lutje e në kumtimin e Ungjillit. Si Nënë Tereza!







All the contents on this site are copyrighted ©.