2013-07-05 12:56:27

Akti i kushtimit të Shtetit të Vatikanit, Shën Mëhillit Kryeengjëll


O i lavdishëm Shën Mëhill Kryeengjëll,
ti që i jep botës lajmin ngushëllues
të fitores së të mirës mbi të keqen:
hapi dyert e shpresës në jetën tonë.

Vigjëlo mbi këtë Shtet e mbi Selinë Apostolike,
zemër e qendër e katolicitetit,
që të jetojë me besnikëri ndaj Ungjillit
duke ushtruar virtytin heroik të dashurisë.

Zoti i Gjithësisë të ka dhënë pushtet
kundër forcave të armikut:
çirrja maskën kurtheve të Djallit
e të shpirtit të kësaj bote.
Na bëj fitimtarë kundër tundimeve
të pushtetit, të pasurisë e të shthurjes.

Qofsh fortesë kundër çdo intrige,
që kërcënon qetësinë e Kishës;
qofsh rojtar i mendimeve tona,
që na çliron nga rrethimi i mendësisë së kësaj bote;
qofsh ti udhëheqësi shpirtëror,
që na mbështet në betejën e mirë të fesë.

O i lavdishëm Shën Mëhill Kryeengjëll,
që gjithnjë kundron Fytyrën e Shenjtë të Zotit,
na mbaj të patundur në udhën për Amshim.
Amen








All the contents on this site are copyrighted ©.