Akti i kushtimit të Shtetit të Vatikanit, Shën Jozefit
O Shën Jozef, Roja e Shëlbuesit E fati i panjollë i së Lumes Mari Virgjër, pranoje
me mirësi aktin e sotëm të devocionit e të kushtimit.
Ruaje dhe jepi paqe
kësaj toke, të vaditur me gjakun e Shën Pjetrit e të martirëve të parë romakë; ruaje
e gjallëroje hirin e Pagëzimit në ata, që jetojnë e punojnë këtu; ruaji e shtoje
fenë e shtegtarëve që vijnë këtu nga çdo anë e botës.
Ty po t’i kushtojmë
lodhjen e gëzimin e çdo dite; ty po t’i kushtojmë aspiratat e shpresat e Kishës; ty
po t’i kushtojmë mendimet, dëshirat dhe veprat: gjithçka të bëhet në Emër të Zotit
tonë Jezu Krishtit.
Mbrojtja jotë e ëmbël, e vendosur, e heshtur mbështeti,
udhëhoqi e ngushëlloi jetën e fshehtë të Familjes Shenjte të Nazaretit: ruaji
edhe familjet tona, bëhu sërish mbrojtësi ynë atëror e na mbaj besnikë deri
në fund.
Nën vështrimin tënd mirëdashës e të urtë, i lemë sot, me besim
të ri, ipeshkvijtë e meshtarët, të shuguruarit e Krishtit e besimtarët laikë, që
punojnë e jetojnë në Vatikan: mbroje thirrjen e tyre e pasuroje me të gjitha
virtytet e nevojshme për shenjtërimin e vazhdueshëm të jetës. Amen.