2013-07-04 14:39:20

Aktiv, bilanci i Selisë së Shenjtë: këshilli i kardinajve inkurajon reformat e falenderon besimtarët për mbështetjen


Përfundoi dje në Vatikan, mbledhja dy-ditore e Këshillit të Kardinajve për Studimin e Problemeve organizative dhe ekonomike të Selisë së Shenjtë, kryesuar nga sekretari i Shtetit, kardinali Tarçizio Bertone. Dje, edhe Papa Françesku mori pjesë në mbledhje, bisedoi me kardinajt, duke i inkurajuar të vazhdojnë punën.
Bilanci i Selisë së Shenjtë për vitin 2012 regjistron të ardhura për 2.185.622 euro. Ndër shpenzimet më të mëdha, vihen në dukje pagesat e personelit, që në fund të vitit numëronte 2.823 vetë, kostot për mbarëvajtjen e mjeteve të komunikimit shoqëror dhe taksat e reja mbi pronat e paluajtshme, të cilat janë rritur me 5.000.000 euro në krahasim me të kaluarën.







All the contents on this site are copyrighted ©.