2013-06-29 16:24:27

Dita për Bamirësinë e Papës


Këtë të diele kremtohet Dita për Bamirësinë e Papës. Një e dielë, që çdo vit, i kushtohet mbledhjes së fondeve për Atin e Shenjtë. Në të gjitha dioqezat e botës, lëmoshët që do të mblidhen, gjatë kremtimit të meshës, do t’i jepen Papës Françesku, i cili i përdor për të ndihmuar të varfërit. Papa Bergolio kujton shpesh se solidariteti me të varfërit është pjesë thelbësore e Ungjillit të Krishtit dhe e dallon besimtarin e krishterë. Ati i Shenjtë është dëshmitari i parë i dashurisë dhe i kujdesit për nevojtarët. Mjafton të përmendim përdorimin e fondeve të shpërblimeve, në rastin e Selisë Vakante, për të ndihmuar njerëzit në vështirësi. Me fondet e mbledhura gjatë vitit 2012, janë ndihmuar refugjatët e Zambias e të Kongos për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Bangladesh, është ndërtuar një shkollë në Republikën Demokratike të Kongos, janë ndërmarrë një sërë nismash për të përballuar emergjencën humanitare në Bririn e Afrikës, kanë filluar projekte për alfabetizimin tekoniko-informatik të të rinjve “jashtë kastave” në Indi, si edhe është blerë një gjenerator elektirk për një kishë, që po ndërtohet në Irak.







All the contents on this site are copyrighted ©.