2013-06-28 14:57:24

Papa konfirmon rizgjedhjen e atë Picabalës në krye të Rojtarisë së Tokës së Shenjtë


Papa Françesku miratoi zgjedhjen e atë Pierbatista Picabalës, françeskan i Urdhërit të Fretërve të Vegjël, në detyrën e Rojtarit të Tokës së Shenjtë e të Igumenit të Malit të Sinait edhe për një trevjeçar tjetër.
I lindur në provincën e Bergamos më 1965, meshtar më 1990, është Rojtar i Tokës së Shenjtë që nga viti 2004.Ka qenë bashkëpunëtor i Patriakatit latin në punën baritore me besimtarët katolikë të gjuhës hebraike e, më 2005, u zgjodh edhe Vikar Patriarkal, duke e vijuar detyrën deri më 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.