DBR 2013: në Brazil, edhe 120 të rinj nga Toka e Shenjtë.
Janë 120, të rinjtë e Tokës së Shenjtë, regjistruar tashmë për të marrë pjesë në Ditën
Botërore të Rinisë të Rio-De-Zhanéjros. Do t’i kryesojë imzot William Shomali, ipeshkëv-ndihmës
i Patriarkatit latin të Jeruzalemit për Palestinën. Grupi, njofton agjencia Sir, po
përgatitet prej disa javësh për ngjarjen e madhe e, sipas Patriarkatit, çdo të diel
të rinjtë palestinezë (nga Jeruzalemi, deri në Ramallah) mblidhen në Ramallah, ku
përgatiten shpirtërisht e logjistikisht. Ndërsa të rinjtë e Galilesë përgatiten me
Udhën e re katekumenale. Takimet u krijojnë të rinjve mundësinë të njihen para nisjes
e, sidomos, të reflektojnë për temën e Ditës “Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë
popujt”. Grupi do të niset më 13 korrik në drejtim të Niteroi-t (Rio-De-Zhanéjro)
për javën misionare; e pastaj, në drejtim të Rios, ku të rinjtë do të takohen me Papën
Françesku. Imzot Shomali shpreson shumë se ky çast takimi do të bëhet burim frymëzimi
për të rinjtë, që do ta ndjejnë me gjithë forcën universalitetin e katolicitetin e
Kishës, posaçërisht kur të jenë në mes miliona të rinjsh të tjerë. Po nuk do të jenë
vetëm të rinjtë, ata që do ta përfaqësojnë Tokën e Shenjtë në Rio: me ta do të jetë
edhe imzot Gjaçinto-Bulos Markuco, mëkëmbës patriarkal për Izraelin, i zgjedhur ndërmjet
ipeshvijve, që do të mbajnë katekizmat përgatitore.