2013-06-25 16:13:58

Sekretaria e Sinodit të Ipeshkvijve, në punë, për mbledhjen e ardhshme, në vitin 2015


Sekretaria e Përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve filloi punën përgatitore për Asamblenë e 14-të të përgjithshme, parashikuar për vitin 2015. Në një komunikatë zyrtare, saktësohet se anëtarët e saj janë mbledhur më 13 e 14 qershor për të diskutuar mbi temat e propozuara nga Kisha të ndryshme. Pastaj, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, në gjuhën angleze dhe italiane, për t’u thelluar në kriteret dhe motivet e përzgjedhjes së temës. Ata do të vendosin për disa variante, të cilat do t’i paraqiten Papës Françesku për miratim. Mbledhja e ardhshme do të bëhet më 7 e 8 tetor.
Sekretari i përgjithshëm i Sinodit, kryeipeshkvi Nikola Eteroviç, hapi takimin duke kujtuar se si gjatë Vitit të Fesë që po kremtohet kemi “pasur disa ngjarje historike, si ajo e tërheqjes nga misioni pjetrin nga ana e Benediktit XVI e më pas zgjedhja e Ipeshkvit të ri të Romës, Papës Françeskut”.
Komunikata kujton edhe audiencën e një grupi të te Papa më 13 qershorin e kaluar. “E lidhur me institucionin sinodal, Shenjtëria e Tij – lexohet në deklaratë – ka pohuar se ajo ka lindur nga Koncili II i Vatikanit e gjatë pesëdhjetëvjetëve ka sjell shumë të mira për misionin e bashkimin e Kishës, si shprehje e kolegjialitetit. Një shërbim i tillë bëhet përherë e më i rëndësishëm edhe sot”. “Kemi besim – vijon deklarata duke cituar Papën Françesku – se Sinodi i Ipeshkvijve do të ketë zhvillime të mëtejshme për të favorizuar edhe më shumë dialogun e bashkëpunimin ndërmjet Ipeshkvijve dhe ndërmjet tyre e Ipeshkvit të Romës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.