2013-06-22 15:07:05

Simfonia e nëntë e Beethovenit për Papën Françesku


Mbrëmë, Papa Françesku mori pjesë në koncertin dhënë për Vitin e Fesë, në Sallën Pali VI në Vatikan, nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Italian dhe nga Kori i Akademisë së famshme të Shën Çeçilies. Në program, simfonia e nëntë e Beethovenit, kryevepra e fundit, kompozuar prej tij kur ishte krejtësisht i shurdhër. Himni i Gëzimit, shkruar nga Fridrih Shiler, pjesa e katërt e simfonisë, është himni i Bashkimit Evropian. Në vitin 2001, partitura dhe teksti i simfonisë së nëntë të Beethovenit është shpallur nga UNESCO, pasuri e Kujtesës së Botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.