2013-06-22 17:54:10

Shqipëria në zgjedhje: Të fitojë demokracia e vërtetë


Nesër në Shqipëri votohet për zgjedhjen e 140 deputetëve të Parlamentit.. Qendrat e votimeve do të hapen në orën 7 të mëngjesit e do të mbyllen në orën 19:00. Në këto zgjedhje, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, janë regjistruar 3 milionë e 271 mijë e 956 zgjedhës. Në garën zgjedhore paraqiten koalicioni i qendrës së djathtë ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’ i udhëhequr nga Partia Demokratike me 24 parti politike dhe ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’ e udhëhequr nga Partia Socialiste që tubon me 40 parti politike. Kësaj gare i bashkëngjiten edhe dy partitë FRD dhe Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu si të pavarur do të konkurrojnë edhe Arben Malaj, Dritan Prifti dhe emra tjerë në disa qarqe.
Në zgjedhje do të marrin pjesë të gjithë shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe ata që mbushin këtë moshë më 23 qershor, të cilët kanë të drejtë të votojnë. Për të votuar duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë.
Votimet e nesërme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e udhës së Shqipërisë drejt integrimit evropian, që deri më tani është penguar në mënyrë të veçantë nga kriza e stërzgjatur e politikës së brendshme. Kështu “zgjedhjet e 23 qershorit përfaqësojnë një provë vendimtare për institucionet demokratike të Shqipërisë e për progresin e saj drejt Bashkimit Evropian”, kanë deklaruar ditë më parë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme Catherine Asshton dhe komisari për Zgjerimin Stefan Fule.
Kërkesa e aderimit paraqitur nga Tirana në vitin 2009 është refuzuar për tre herë më radhë nga Brukseli dhe vetëm muajin e kaluar maxhoranca e opozita e Shqipërisë arritën të miratonin tri ligjet e kërkuara për të fituar statusin e Vendit kandidat. Komisioni evropian ka pohuar se mirëvajtja e zgjedhjeve në përkim me standardin ndërkombëtar është kusht për nisjen e negociatave të aderimit. Në Shqipëri votohet me sistemin proporcional rajonal me lista me renditje të fiksuar. Është një formulë mjaft e komplikuar për llogaritjen e rezultatit përfundimtar. Zgjedhjet do të monitorohen nga një numër i veçantë i vëzhguesve ndërkombëtar të Organizatës për siguri e bashkëpunim në Evropë e nga misioni i asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës e OSCE-së, e të hënën pasdite pritet paraqitja e raportit të vlerësimit të këtyre votimeve. Rezultatet paraprake të monitorimit zgjedhor do të shpallen më 24 qershor. Sali Berisha, synon të fiton mandatin e tretë si kryeministër i qeverisë, kundërshtari i tij, Edi Rama t’i kthen socialistet në pushtet.
Ndërtimi i një Shqipërie realisht e vërtetë demokratike e pluraliste, paqësore e solidare përmes politikave të një qeverisje të mirë, që ofron mundësi të reja zhvillimi e përparimi për mbarë popullin dhe Vendin. Një Vend që respekton të drejtat themelore njerëzore, një Vend i qëndrueshëm që u garanton të gjithë qytetarëve përgatitjen e duhet për t’i bëjnë ballë më mirë sfidave të sotme e ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Këtë kërkojnë qytetarët nga kushdo që do t’i fitojë zgjedhjet e 23 qershorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.