2013-06-21 17:08:56

Universiteti Gregorian: atë Dymortjè rizgjidhet rektor për tri vjet të tjera.


Përsëritet mandati i atë Fransua-Zhavier Dymortjè si Rektor i Universitetit Papnor Gregorian për tri vjet të tjera.
“Gjatë tri vjetëve, shkruan atë Dymortje, në një letër drejtuar trupit të tij pedagogjik, munda të mat vështirësitë e një misioni, që kërkon impenjim të pandërprerë. Vërejta me emocion të thellë edhe përkushtimin e mbështetjen tuaj shumë të çmuar, që më ndihmoi fuqimisht për kryerjen e detyrës së ngarkuar. Ju shpreh mirënjohjen e gatishmërinë për ta vijuar, plot pasion, këtë mision jo të lehtë në shërbim të Kishës e të bashkësisë sonë universitare”.
Edhe bashkësia, nga ana e saj, mirënjohëse për detyrën e kryer nga rektori, i bëri atë Dymortjesë urimet më të mira për vijimin e shërbimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.