2013-06-18 12:30:36

Kryeipeshkvi i Halebit, në Siri, i drejtohet G8-ës: “kemi nevojë për dialog e jo për armë”


“Nuk kemi lajme për ipeshkvijtë tanë e as për dy priftërinjtë e rrëmbyer. Koha kalon e nuk dimë ç’të mendojmë”. Me këto fjalë, kryeipeshkvi greko-melkit i Halebit, në Siri, imzot Jean-Clement Jeanbart, e zbeh disi optimizmin, që u ndje ditët e kaluara për fatin e prelatëve ortodoksë, rrëmbyer më 22 prill. E fjalët që shton, rëndojnë edhe më: “Në Haleb, gjendja duket si më e qetë, por askush nuk e di ç’po përgatitet për ne të gjithë”. Duke bërë të vetat fjalët e Papës Françesku për Sirinë, në letrën drejtuar G8-ës, kryeipeshkvi thekson se “zgjidhja e problemit sirian me bisedime, është e vetmja, që mund të merret parasysh. G8-ës i them se kemi nevojë për dialog e jo për armë. Nëse situata mbetet kështu siç është, vihet në rrezik jo vetëm Siria, por krejt rajoni e, bashkë me të, liria, bashkëjetesa dhe mbrojtja e pakicave”.








All the contents on this site are copyrighted ©.