2013-06-17 16:09:33

Papa Françesku hap Kuvendin dioqezan të Romës. Kard. Valini: feja e fortë i qëndron krizës


“Mua nuk më vjen turp prej Ungjillit”. Pohimi i Shën Palit Apostull është tema e katekizmit, me të cilin Papa Françesku hap, sot në orën 19.30, në Sallën Pali VI në Vatikan, Kuvendin e tij të parë dioqezan të Romës. Pohimi i qartë i bën jehonë stilit komunikativ, me të cilin na ka mësuar Ati i Shenjtë, gjatë tre muajve të papnisë. Kardinalini Vikar i Romës, Agostino Valini thotë:
"Tema u zgjodh, sepse Ati i Shenjtë kërkoi të mbajë katekizmin mbi një tekst paolin e pikërisht mbi pjesën e Letrës drejtuar Romakëve, ku Shën Pali shpreh shqetësimin e tij baritor me shprehjen: “Mua nuk më vjen turp prej Ungjillit”. Natyrisht, më duket se i përshtatet më së miri magjisterit të Papës Françesku e presim që Ati i Shenjtë të na ndihmojë të kemi më tepër guxim për ta jetuar së pari e pastaj për ta dëshmuar Ungjillin".







All the contents on this site are copyrighted ©.