2013-06-17 16:21:08

Në Voskopojë, grabitet për herë të katërt Kisha e “Shën Gjergjit”


Grabitet për të katërt here kisha 400-vjeçare “Shën Gjergji” në Voskopojë. Grabitja ka ndodhur gjatë këto dy ditë në fshatin Shipskë, ku persona të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë nga dritaret pasi kanë sharruar hekurat. Më pas ata kanë vjedhur ikonostasin, arkën ku ndodheshin një sasi parash, si dhe një ikonë.
Nga grabitja mësohet se gjithashtu janë shkaktuar edhe dëmtime të tjera. Kisha e “Shën Gjergjit” në Voskopojë është një nga kishat më të rëndësishme që mbart vlera të rralla kulturore dhe historike.
Kjo është hera e 4 që kjo kishë bie pre e grabitjeve, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë autor të ndalur.







All the contents on this site are copyrighted ©.