2013-06-15 13:45:25

Papa Françesku: kriza, të drejtat njerëzore e mbrojtja e pakicave të krishtera në qendër të bisedës me Barroso


Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë kryetarin e Komisionit Evropian, Hosé Manuel Barroso dhe delegacionin, që e shoqëronte. Kriza ekonomike dhe kontributin i Kishës katolike “në rrethanat aktuale që synojnë mirëqenien materiale e shpirtërore të Evropës” ishin ndër temat e “bisedimeve të përzemërta” ndërmjet Papës Françeskut e Presidentit të Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, sot në Vatikan. Kështu njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit duke shpjeguar se bisedimet “mundësuan një shkëmbim opinionesh mbi situatën ndërkombëtare me një vëmendje të veçantë ndaj procesit të integrimit evropian, si edhe mbi krizën ekonomike që ka pasoja teje të rënda në fushën e papunësisë, sidomos të të rinjve, e kjo krizë pasqyrohet edhe në jetën e familjeve”.
Në vazhdim të bisedimeve u fol edhe për “kontributin pozitiv të Kishës katolike në përgjithësi e posaçërisht në rrethanat aktuale për gjetjen e udhës që çon Evropën drejt një mirëqenie materiale e shpirtërore”. Së fundi, “vëmendje të veçantë iu kushtua edhe të drejtave njerëzore, në mënyrë të posaçme lirisë fetare, e mbrojtjes së pakicave të krishtera në botë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.