2013-06-12 12:24:56

Papa: Kisha nuk është elitë, të gjithë janë të ftuar të jenë pjesë e saj


Kisha nuk është “elitë”, as “një grup ekskluzivë”: të gjithë janë të ftuar të jenë pjesë e saj, të çfarëdo origjine qofshin, “pa dallime” e pa “përjashtime”. Kështu pohoi sot Papa Bergoglio gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan.
“Zoti nuk i përket në mënyrë të veçantë asnjë populli sepse është Ai që na fton, na mbledhë, na thërret të bëhemi e të jemi pjesë e popullit të tij – shpjegoi Ati i Shenjtë – e kjo ftesë i drejtohet të gjithëve, pa dallim, sepse mëshira e Hyjit e do shpëtimin e të gjithëve”. “Jezusi nuk u thotë apostujve e ne të formojnë një grup ekskluzivë, një grup elitarë – shpjegoi Papa Bergoglio – por thotë: shkoni e bëni dishepujt të mi të gjithë popujt. Shën Pali pohon se ‘në popullin e Zotit, në Kishë, nuk ka më jude as grek, pasi të gjithë ju jeni një në Jezu Krishtin’”. Papa Françesku duke ju drejtuar turmës së shtegtarëve të pranishëm shtoi: “atij që ndjehet larg Zotit e larg Kishës, atij që ka frikë apo është indiferent, atij që mendon se nuk mund të ndryshoj”, i them: “Zoti të thërret edhe ty të jesh pjesë e popullit të vet, e këtë e bënë me respekt të madh e me dashuri. Ai na fton të bëjmë e të jemi pjesë e këtij populli, pjesë e popullit të Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.