2013-06-12 12:06:45

Papa: duhet të jemi dritë që ndrittë. Realiteti i errët mund të ndryshon


“Duhet të jemi dritë që shndritë. Realiteti, edhe kur nganjëherë është i errët nga ndikimi i së keqes, mund të ndryshon, nëse ne të parët, e sjellim dritën e Ungjillit sidomos me jetën tonë”. Kështu tha Papa Françesku në katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme mbajtur paradite në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Nëse në një stadium, të mendojmë për shembull në atë këtu, Olimpikun apo në stadiumin e San Lorenzo-s, - vijoi Papa argjentinas duke folur jashtë tekstit të përgatitur – në një natë të errët, një njeri e ndez një dritë, kjo mezi që vërehet, mirëpo nëse mase 70 spektatorët i ndezin dritat e tyre, atëherë stadiumi ndriçohet. Të bëjmë në mënyrë që jeta jonë të jetë një dritë e Krishtit, e së bashku ta bartim dritën e Ungjillit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.