Mobilizim në Greqi, pas mbylljes së Radiotelevizionit publik, Etr
Valë e re protestash në Greqi, pas mbylljes së radiotelevizionit publik Etr, gjatë
natës së djeshme. Masa është pjesë e planit për shkurtimin e shpenzimeve publike,
imponuar nga Trojka – Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore
Evropiane. Për solidaritet, sektori privat i rrjetit të radiove e televizionit mbylli
kanalet informative për një ditë. Humbën punën 2.780 punonjës, për të cilët dolën
në sheshe mijëra vetë në Athinë e Selanik. Etr, që mbahej nga shteti, por edhe nga
një taksë e paguar prej qytetarëve, kishte 5 stacione televizive, 29 radio, faqe interneti,
një revistë të përjavshme, si edhe Orkestrën Simfonike Kombëtare dhe Orkestrën e Muzikës
Bashkohore. 700 punonjës do të nxirren në pension, ndërsa nuk dihet sa nga të tjerët
do të merren në punë nga enti i ri i radiotelevizionit dhe save, thjesht do t’u jepet
një shpërblim në para.