Vietnam-Seli e Shenjtë: takim i grupit të punës në Vatikan
Takimi i katërt i grupit dypalësh të punës ndërmjet Vietnamit dhe Selisë së Shenjtë
do të mbahet në Vatikan më 13 e 14 qershor. Lajmi jepet nga Salla vatikanase e Shtypit.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, të cilat kanë pasur vështirësitë e tyre gjatë viteve,
kanë hyrë tani në një hulli të përshtatshme për të diskutuar mbi çështje me rëndësi.
Takimi i tretë u zhvillua në Hanoi, në shkurt 2012.