2013-06-11 12:23:44

Ambasadori i Shqipërisë në Romë dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit të Italisë


Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Republikës së Itali, në Romë, Neritan Ceka ka dorëzuar dje Letrat Kredenciale tek Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano.
Siç bën të ditur zyra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në takimin e rastit mes Presidentit Napolitano e Ambasadorit Ceka, u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera shumëdimensionale mes dy Vendeve, si dhe u shpreh vullneti për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen.
Gjithashtu bashkëbiseduesit u ndalën veçanërisht në progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Presidenti italian Napolitano ritheksoi mbështetjen e palëkundur të palës italiane në këtë proces.
Ambasadori Ceka përsëriti ftesën e Presidentit të Shqipërisë, Nishani për vizitë zyrtare në Shqipëri të Presidentit të Italisë, Napolitano, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga kreu i Quirinales.







All the contents on this site are copyrighted ©.