2013-06-10 16:34:36

Nën shenjën e dialogut ndërfetar: vizita e kardinalit Toran në Mbretërinë e Bashkuar


Të pohojë e të forcojë marrëdhëniet ndërfetare: me këtë objektiv nisi sot pasdite vizita e kardinalit Zhan-Lui Toran, kryetar i dikasterit papnor për Dialogun Ndërfetar, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë vizitës, që do të vijojë deri më 16 qershor, kryesisht në Londër e Birmingam, Hirësia e tij do të takohet me bashkësitë Sikh, Xhiainiste e Hinduiste në vend e do të vizitojë qendrat kryesore të kultit.
Tri, veprimtaritë më të rëndësishme, në program, duke nisur që nesër. Do të jenë tre takime, gjatë të cilave kardinali Toran dhe liderët e tjerë fetarë, do të flasin kryesisht për temën e paqes dhe të mospërdorimit të dhunës.
Gjithnjë nesër, Kardinali Toran do të marrë pjesë edhe në takimin ndërfetar të lutjes, titulluar “Së bashku, në lutje për paqen”, që do të kremtohet në Katedralen e Uestminsterit.
Vizita do të përfundojë me Meshën, kryesuar nga kardinali Toran, në Katedralen londineze të Uestminsterit, të dielën e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.